Rihanna ka humbur një familjar.
Rihanna përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar për vdekjen e xhaxhait të saj.
Ajo ka postuar një fotografi, në të cilën ishte xhaxhai i saj i ndjerë, Rudi dhe babai, Ronald Fenty.
“Prehu në paqe xhaxha Rudy!”, është mbishkrimi që këngëtarja ia la fotos, në të cilën pranoi ngushëllimet e fansave.
Për ndryshe, Rihanna kohën e fundit më shumë është përqendruar në bizneset private, ndërsa muzikën e ka lënë anash.