Këngëtarja e njohur me famë botërore, diva e R&B, Rihanna, ka publikuar disa fotogarfi shumë interesante në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo është bërë pjesë e kopertinës së revistës “Essence”, ku dukej krejt ndryshe me flokë të kaltërta.
Kurse, në një tjetër fotografi kishte një imazh shumë të veçantë, teksa në kokë ka vënë gurë të mëdhenj.
Artistja ka kohë që i është larguar muzikës dhe nuk ka lansuar ndonjë projekt muzikor, por më shumë është e fokusuar te linja e saj kozmetike “Fenty Beauty”.