Rihanna dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky kanë kaluar festat e fundvitit nën shoqërimin e njëri-tjetrit.
Çifti festuan Krishtlindjet së bashku në vendlindjen e Rihanna-s, dhe nga sa kemi parë, pushimet kanë qenë të mbushura me aksion – udhëtime me varka, takime darke dhe shumë kohë me miqtë, transmeton Gazeta Sinjali.
A$AP Rocky është marrëdhënia e parë serioze e këngëtarës që nga ndarja e saj nga miliarderi Hassan Jameel në janar. / GazetaSinjali /