image Ribery tregon arsyen pse u transferua te Fiorentina

Futboll

Sport/ Ribery tregon arsyen pse u transferua te Fiorentina

news image

Franck Ribery ka parë përmirësime teksa Fiorentina ka barazuar 0-0 ndaj Juventusit.

Viola ka marrë pikën e parë të sezonit pas humbjeve me Napolin dhe Genoan.

Pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e francezit:

Jam shumë i lumtur, sepse kanë kaluar tre muaj që kur kam luajtur një ndeshje të plotë dhe shkoi mirë. Po mundohem të gjej formën time më të mirë dhe ky ishte një hap përpara. Bëmë çmos për të shënuar, por Juve është një skuadër e fortë dhe gjithashtu ishte shumë nxehtë. Po punojmë së bashku dhe shpresojmë që ndeshjen tjetër ta fitojmë”.

I pyetur për tifozët, ai është përgjigjur se për ata ka ardhur te skuadra e Fiorentines, pasi sipas tij ata janë të mrekullueshëm.

Ata janë të mrekullueshëm, prandaj kam ardhur te Fiorentina”.