image Ribashkimi i Affleckut me Lopezin

Bota e Yjeve

Ribashkimi i Affleckut me Lopezin

news image

Ben Affleck është fotografuar duke dalë nga vetura e ish-të dashurës Jennifer Lopez, pasi kaloi pak kohë me këngëtaren këtë javë.

Thuhet se ata kanë “qëndruar” në shtëpinë e këngëtares në Bel-Air, pas ndarjes nga i fejuari 45-vjeçar Alex Rodriguez.

Por burimet nga brenda pretendojnë se të dashurit e dikurshëm, që kishin qenë të lidhur nga viti 2002 deri më 2003, janë “thjesht miq” pavarësisht ribashkimit të tyre të fundit.

Ben, 51-vjeçar dhe JLo, 48-vjeçare, kanë qenë “miq për një kohë të gjatë pas ndarjes së tyre të vështirë”, ka raportuar TMZ. Por fotografitë e Benit këtë javë duke shkuar në shtëpinë e saj ndezën spekulime se ish-çifti i Hollywoodit mund të jetë ribashkuar.

Fotografitë, që janë bërë fillimisht nga “Page Six”, e paraqesin Benin duke shkuar në shtëpinë e JLo-s në California gjatë ditës, ku qëndroi disa orë të enjten, transmeton Koha.net.

Aktori kishte hyrë në një veturë të bardhë “Escalade”, që dyshohet se i përket Lopezit dhe është dërguar në rezidencën e saj.

Më pas Ben shihet duke dalë nga vetura e bardhë, pasi ishte shoqëruar nga sigurimi i këngëtares. Aktori i filmit “Gone Girl” kishte veshur një bluzë gri të Bostonit dhe xhinse, derisa po fotografohej duke dalë nga makina. Ai gjithashtu kishte një çantë krahu të gjelbër ushtarake dhe një kanaçe “Coke Zero” në dorë.

Ani pse nuk janë fotografuar së bashku, Lopez është parë brenda së njëjtës veturë të enjten.

“Sigurimi e merr atë në një vend pranë dhe shihet duke dalë pasi kaloi disa orë në shtëpinë e saj”, ka thënë një burim për “Page Six”. Burimi pretendon se Lopez dhe Affleck janë shoqëruar tri herë gjatë ditëve të fundit dhe se ylli i “Gone Girl” e ka lënë makinën e tij në hotel “Bel-Air” dhe ka hyrë në veturën e bardhë, para se të kthehej në hotel disa orë më vonë. /Gazeta Sinjali/