image Riaktivizohet vullkani në Sarsumaio të Japonisë

Botë

Botë/ Riaktivizohet vullkani në Sarsumaio të Japonisë

news image

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka bërë me dije se një vullkan u riaktivizua këtë të shtunë në ishullin juglindor të Sarsumaio, duke shkaktuar panik te banorët e pakët të zonës.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme, transmeton Gazeta Sinjali.

Autoritetet u kërkuan banorëve të qëndrojnë larg zonës së rrezikuar nga vullkani, duke nxjerrë dhe një alarm të nivelit të dytë nga 5 që është maksimali.

Agjencia ka njoftuar se vullkani në Sarsumaio ishte aktivizuar për herë të fundit në vitin 2013./Gazeta Sinjali/