Është duke u zhvilluar takimi mes Chelseat e West Ham United, ku rezultati momental është 3:2 në favor të West Ham, shkruan Sinjali Sport.
Në minutën e 29’, ka shënuar për 1-0 37-vjeçari, Tiago Silva.
Në minutën e 40’, portieri Mendy shkaktoi një penalti. Nga pika e bardhë Lanzini shënoi për barazim.
Goli i tretë u shënua nga Mason Mount në minutën e 45’, duke ia kthyer epërsinë Chelseat.
Ndërsa në minutën e 56’, J. Bowen i ka befasuar mysafirët duke shënuar për 2-2.
Masuaku realizoi golin e epërsisë për West Hamin, për 3-2.