Ka përfunduar rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, në ora 20:00. Vetëm një minut më pas u publikuan edhe rezultatet e projeksioneve të para për fituesit.
France24, ka raportuar se presidenti aktual Emmanuel Macron i ka fituar zgjedhjet e rundit të parë me 28.1 për qind të votave, ndërkohë që kandidatja tjetër për presidente e krahut të djathtë Marine Le Pen ka marrë 23.3 për qind të votave.
Sipas këtij rezultati, Macron e Le Pen do të dalin edhe një herë në zgjedhje me 24 prill, për betejën përfundimtare.
Mediat ndërkombëtarë sot kanë shkruar se kandidatja Marine Le Pen ishte duke lëkundur seriozisht gjasat e presidentit aktual Emmanuel Macron për t’u rizgjedhur. Mbetet për t’u parë në rundin e dytë nëse Macron do të arrijë ta ruajë epërsinë.
Në këto zgjedhje kanë votuar 48.7 milionë francezë.