image Rezultatet në Pejë/ Vazhdon të prijë Muhaxheri

Rezultatet në Pejë/ Vazhdon të prijë Muhaxheri

news image

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

E sipas rezultateve aktuale në webfaqen e KQZ-së, në Pejë po prinë kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri deri tani ka marrë më shumë se 18 mijë vota, shkruan Sinjali.

Ndërsa, pas tij, radhitet kandidati i VV-së, Gazmend Agusholli. Ai deri tani nuk ka marrë as 7 mijë vota.

I treti është kandidati i AAK-së, Rrustem Berisha.

/GazetaSinjali/