image Rezultatet e fundit të publikuara nga KQZ, LDK pëson rënie të lehtë

Rezultatet e fundit të publikuara nga KQZ, LDK pëson rënie të lehtë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga 789 mijë e 807 vota ose 99,72% e votave sa janë numëruar deri tani, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 47,88% të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17,40%.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar sërish rënie nga votat e fundit që janë numëruar. Kjo parti ka rënë në 13, 08 %.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7,40%, derisa Nisma Socialdemokrate me vetëm 2,60% duket se përfundimisht nuk do të jetë pjesë e kësaj legjislature.

Në këtë rezultat nuk janë të përfshira votat e diasporës e as ato me kusht./Gazeta Sinjali/