image Rezultat i ngushtë në Podujevë/ LDK nis festën

Rezultat i ngushtë në Podujevë/ LDK nis festën

news image

Ende nuk është kryer procesi i numërimit në komunën e Podujevës, madje sipas KQZ-së, LDK e VV qëndrojnë shumë afër me shifra, mirëpo kjo nuk e ka ndalur LDK-në që të festojë.

Simpatizantë e kësaj partie kanë dalë në shesh dhe po festojnë. Në pamjet e publikuara në media, dëgjohen brohorima dhe shihen qytetarë duke festuar me flamurin dardan.

Deri tash, Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se janë numëruar afër 50 mijë vota.

Pas numërimit të këtyre votave, po prinë Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes me 44.84 për qind. Pas tij, renditen Ekrem Hyseni i LDK’së me 43.41 për qind, Floretë Zejnullahu me 6.40 për qind, Besnik Tahiri me 4.01 për qind, Gazmend Islami 0.70 për qind dhe Xhemajl Hasani me 0.64 për qind.

/GazetaSinjali/