image Reznikov: Forcat ruse "po bombardojnë infrastrukturën kritike"

Botë

Reznikov: Forcat ruse “po bombardojnë infrastrukturën kritike”

news image

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha sot se forcat ruse kanë “përparuar në disa drejtime”, por se mbrojtësit ukrainas “po kundërshtojnë dhe dëbojnë pushtuesit”.

Natyrisht, armiku ka avancuar në disa drejtime, megjithatë, ai kontrollon vetëm zona të vogla. Mbrojtësit tanë po kundërshtojnë ashpër dhe po dëbojnë pushtuesit“, tha ai në një deklaratë, duke shtuar se për shkak të “ngadalësimit të ritmit sulmues dhe rezistenca e ukrainasve, Rusia po ndryshon taktikat”.

Që nga sot, qielli i Ukrainës është më i prekshmi“, tha ai.

Agresori po përdor potencialin e tij ajror dhe raketor në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe aktive. Të gjitha llojet e aviacionit po bombardojnë qytetet tona, qytezat dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë infrastrukturën kritike dhe infrastrukturën e rrezikshme, mes tyre – centralet bërthamore dhe hidrocentrale”. shtoi ai.

Reznikov tha se forcat ruse po synonin ndërtesa banimi, shkolla, kopshte dhe spitale. “Armiku po shkatërron kishat dhe katedralet. Ai po bombardon stacionet hekurudhore me mijëra gra dhe fëmijë që evakuohen“, tha ai.

Këto janë taktikat e çakejve të frikësuar”, tha ai.

Reznikov tha se përpjekjet kryesore të forcave ruse vazhdojnë të përqendrohen në rrethimin e Kievit dhe shtypjen e rezistencës në qytete dhe qyteza, shkruan CNN.

Rusia në mënyrë rutinore mohon të ketë shkaktuar viktima civile në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare dhe vëzhguesit kanë dokumentuar gjerësisht viktima civile dhe dëmtime në infrastrukturën civile.

/GazetaSinjali/