Irani ka premtuar t’i sigurojë Rusisë raketa tokë-sipërfaqe, përveç dronëve, i thanë Reuters dy zyrtarë të lartë iranianë dhe dy diplomatë iranianë. Ky veprim ka të ngjarë të zemërojë Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore.
Një marrëveshje u ra dakord më 6 tetor kur zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Mokhber, dy zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit dhe një zyrtar nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare vizituan Moskën për bisedime me Rusinë rreth dorëzimit të armëve.
“Rusët kishin kërkuar më shumë dronë dhe ato raketa balistike iraniane me saktësi të përmirësuar, veçanërisht familjen e raketave Fateh dhe Zolfaghar”, tha një nga diplomatët iranianë.
Një zyrtar perëndimor i informuar për këtë çështje e konfirmoi atë, duke thënë se ekzistonte një marrëveshje midis Iranit dhe Rusisë për të ofruar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi tokë-tokë, duke përfshirë Zolfaghar.