Agjencia e lajmeve Reuters po raporton se delegacioni rus është nisur drejt vendit ku pritet të mbahen bisedimet me palën ukrainase.
Reuters për takimin mes Rusisë dhe Ukrainës citon agjencinë e lajmeve të Bjellorusisë Belta.
Për një takim të mundshëm sot ka raportuar edhe mediumi britanik The Guardian.
Sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se një delegacion rus do të jetë “në vend” të mërkurën për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën.
“Në gjysmën e dytë të ditës, afër mbrëmjes, delegacioni ynë do të jetë në vend për të pritur negociatorët ukrainas”, ka thënë ai.
I pyetur për vendndodhjen e bisedimeve, Peskov u përgjigj:
“Nuk do ta shpall vendin para kohe”.