image Reuten: Pas liberalizimit, BE-ja duhet të merret me aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Politikë

Reuten: Pas liberalizimit, BE-ja duhet të merret me aplikimin e Kosovës për anëtarësim

news image

Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka thënë se pas liberalizimit të vizave, ky është një sinjal se duhet filluar me kapitujt vijues për integrimet evropiane.

Ai tha se BE-ja duhet të merret me aplikimin e Kosovës për anëtarësim me të njëjtin dedikim dhe shpejtësi siç ka bërë me aplikimet tjera.

“Dhe, sa i përket pesë vendeve që ende s’e njohin Kosovën, besoj që ky hap i posaçëm dhe përpjekjet që janë bërë, në atë që quhet marrëveshje normalizimi, janë sinjale që edhe për këto vende, është e rëndësishme që të lëvizin drejt njohjes formale”, është shprehur Reuten.

/GazetaSinjali/