image Reshjet e shiut lënë pa ujë edhe Mitrovicën

Kosovë

Reshjet e shiut lënë pa ujë edhe Mitrovicën

news image

Reshjet e shiut kanë bërë që edhe Mitrovica të mbetet pa ujë.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, e cila tha se është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnizimi me ujë të pijes.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnzimimi me ujë të pijes. Për zhvillime të reja në lidhje me rikthimin e furnizmit me ujë të pijes do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë të ditur se pa ujë do të mbesin edhe banorët e Fushë Kosovë dhe ata të Drenasit.

/GazetaSinjali/