image Reshjet e mëdha të shiut, Ministri Aliu: Po punojmë për një plan që të jemi më të përgatitur

Sociale

Reshjet e mëdha të shiut, Ministri Aliu: Po punojmë për një plan që të jemi më të përgatitur

news image

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ministria që ai drejton është duke punuar për një plan që në situata me vërshime të jenë më shumë të përgatitur.

Aliu përmes një statusi në Facebook, ka thënë zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë dal në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar, me ç’rast janë vizituar rrjedhjet lumore në komunën e Rahovecit

“Sipas analizës në terren, rezultateve nga stacionet hidrometeorologjike, inçizimeve dhe matjeve, gjendja e rrezikshmërisë nga vërshimet në këtë zonë nuk është alarmante”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “Ministria e Mjedisit është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat, në mënyrë që në situata të tilla të jemi shumë më të përgatitur, dhe të përmirësojmë kapacitetet parandaluese dhe reaguese për situata të ngjajshme”.

“Nesër kemi planifikuar që të vizitojmë komunën e Pejës, Mitrovicës e Istogut. Jemi të angazhuar që të marrim masa konkrete përmes investimeve në infrastrukturë, që të jemi më të gatshëm për të përballuar përmbytjet që me siguri do të vijnë edhe në të ardhmen”, tha Aliu.

Ministri Aliu shtoi se ekipet kompetente të menaxhimit të emergjencave në bashkëpunim me komunat, që nga orët e hershme të mëngjesit do të jenë në terren për të reaguar për çdo rast të evidentuar.

Pas reshjeve të pa ndërprera dhe vërshimeve eventuale, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Posted by Liburn Aliu on Sunday, November 20, 2022

/GazetaSinjali/