Nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi ka njoftuar se rruga te Ura e Mirushës nuk është e kalueshme, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët tjera në komunën e Malishevës janë të kalueshme.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës, ju njoftojmë se deri në këto momente të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç te ura e Mirushës kalimi me vetura të vogla është i pa kalueshëm”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje ai ka falënderuar Policinë, Zjarrfikësit dhe kompaninë “ Ndërtimi-ING” SHPK , të cilët mundësuan që rrugët të jenë të kalueshme.
.