image Reshjet e borës, policia bën thirrje për kujdes në trafik

Siguri

Reshjet e borës, policia bën thirrje për kujdes në trafik

news image

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes dhe pjesëmarrjes në trafik.

Në njoftimin e policisë, thuhet se kjo vjen si pasojë e reshjeve të borës që janë në ditën e sotme.

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent”.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet. Policia e Kosovës me njësitë e sajë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/