image Reshjet e borës krijojnë kolona të gjata në Landovicë

Siguri

Reshjet e borës krijojnë kolona të gjata në Landovicë

news image

Kolona të gjata disa orëshe janë krijuar në Landovicë të Prizrenit nga reshjet e shumta të borës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë dërguar në redaksinë e Sinjalit pamje nga Landovica, ku shihen veturat duke pritur në kolonë.

Sinjalizuesit kanë njoftuar edhe për aksidente, por Policia në Prizren ka qenë e pa qasshme mbrëmjen e së dielës për të dhënë informacione.   

Sinjali raportoi edhe më herët se pavarësisht që Ministria e Infrastrukturës tha se rrugët në Kosovë janë të kalueshme, qytetarë të shumtë dërguan pamje nga autostrada e rrugë të ndryshme me ankesa se po kanë vështirësi në qarkullim.

/Gazeta Sinjali/