image Reshje bore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Kosovë

Reshje bore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

news image

Mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë javës së parafundit të stinës së dimrit, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezentë edhe gjatë ditëve vijuese.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, duke njoftuar se në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjt si në ditët e fundit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Mund të jetë një imazh i harta

/GazetaSinjali/