image Reshiti: Mësimi duhet të fillojë më 1 shtator

Arsim

Reshiti: Mësimi duhet të fillojë më 1 shtator

news image

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti, ka bërë thirrje ndaj institucioneve që të ndërmarrin masat me kohë dhe të mos vijë deri te shtyrja e mësimit.

Reshiti ka thënë se mësimi do të duhet të fillojë më 1 shtator.

 “Këshilli i Prindërve që një muaj ka qenë kategorik dhe krahas mediave ka ngritur shqetësimet dhe ka kërkuar nga Qeveria që të veprojë sipas vendeve të tjera të Evropës në ndërmarrjen e masave. Në një situatë të tillë, jemi shqetësuar gjithmonë për pasojat që mund të dalin në shtyrjen e procesit mësimor në shkolla dhe ne i kemi paralajmëruar me kohë edhe Ministrinë edhe Qeverinë që të marrin masat e duhura që të mos dalim në një situatë të atillë ku si zgjidhje shumë të lehtë që e marrin të dëmtohet procesi mësimor, duke e shtyrë apo duke planifikuar mësim online që është krejtësisht i dështuar”.

Reshiti në “Info Magazine” ka bërë apel ndaj institucioneve që të jenë më efektivë në marrjen e vendimeve.

“Mësimi duhet të fillojë më 1 shtator. S’ka asnjë bazë ligjore dhe as morale që të sakrifikohen shkollat”. /Gazeta Sinjali/