image Nga e hëna nis mësimi edhe një shkollë në Pejë

Kosovë

Nga e hëna nis mësimi edhe një shkollë në Pejë

news image

Shkolla e Mesme e Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë ka bërë të ditur se më 26 shtator, pra ditën e hënë do të nisë procesin mësimor.

Në njoftimin e shkollës, thuhet se përveç që do të nis mësimi, nxënësit në vazhdim do të ndjekin mësimin në një objekt të ri.

“Është momenti për të reflektuar në rolin madhor që ka edukimi në shoqëri” thuhet më tej në njoftimin e shkollës.

/GazetaSinjali/