image Bajrami: Qeveria po i konsideron nxënësit e prindërit si opozitë, qasja duhet të ndryshojë

Arsim

Bajrami: Qeveria po i konsideron nxënësit e prindërit si opozitë, qasja duhet të ndryshojë

news image

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bjarami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo e shtunë nuk ishte ditë mësimi, por ditë dështimi, sepse shumica e nxënësve e bojkotuar procesin mësimor, përcjell Sinjali.

Bajrami ka thënë se përgjegjëse për këtë “dështim” është vetë ministrja e Arsimit, sepse sipas saj, Nagavci e hartoi kalendarin mësimor pa e pyetur askënd.

“Nxënësit nuk përfillën urdhrin e ministres Nagavci. As kërcënimet se do t’i përdorë inspektorët për mbikëqyrur mbarëvajtjen e mësimit këtë të shtunë nuk funksionuan”, shkroi Bajrami në Facebook.

Sipas Bajramit, Qeveria dhe ministrja Nagavci po i konsiderojnë fëmijët, SBASHK-un e prindërit sikur të ishin opozita e këtij vendi.

Bajrami ka thënë se qasja e Qeverisë ndaj mësimdhënësve dhe sindikalistëve duhet të ndryshojë.

“Krejt çka dinë është shantazhi. Inatet i kanë me të mëdha se qëllimin. Me dialogu duhet sidomos me ata që nuk pajtohesh, andaj ulu dialogo me SBASHK-un, me prindërit dhe me të gjithë derisa të pajtoheni për kompensim të orëve, sepse qasja juaj vetëm dështim po na sjellë asgjë tjetër. Humbësit janë fëmijët, familjet dhe gjithë shoqëria”, shkroi Hykmete Bajrami.

Postimi i plotë:

E shtuna ditë dështimi, nuk ishte ditë mësimi

Shumica e nxënësve në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë nuk kanë shkuar sot në shkollë. E njëjta situatë ishte pothuajse në secilën shkollë. Diku shkuan dy nxënës, diku katër e diku tjetër shtatë. Por, mësimi nuk u mbajt.

Nxënësit nuk përfillën urdhrin e ministres Nagavci. As kërcënimet se do t’i përdorë inspektorët për mbikëqyrur mbarëvajtjen e mësimit këtë të shtunë nuk funksionuan.

Përgjegjësia për dështimin e mësimit është e ministres Nagavci, e cila hartoi kalendarin mësimor pa e pyetur askënd. As prindërit dhe as përfaqësuesit sindikalë të arsimit.

Partia në pushtet, Qeveria dhe ministrja Nagavci po i konsiderojnë fëmijët, SBASHK-un e prindërit sikur të ishin opozita e këtij vendi.

Qasje krejt e gabuar. Nuk bisedojnë me SBASHK-un; nuk bisedojnë me prindërit, nuk bisedojnë me mësimdhënësit. E kërcënojnë se do të përdorin inspektorët.

Rezultati: DËSHTIM

Krejt çka dinë është shantazhi. Inatet i kanë me të mëdha se qëllimin.

Me dialogu duhet sidomos me ata që nuk pajtohesh, andaj ulu dialogo me SBASHK-un, me prindërit dhe me të gjithë derisa të pajtoheni për kompensim të orëve, sepse qasja juaj vetëm dështim po na sjellë asgjë tjetër.

Humbësit janë fëmijët, familjet dhe gjithë shoqëria.

/GazetaSinjali/