image Reshitaj i drejtohet me letër Osmanit, kërkon të testohen për koronavirus të gjithë deputetët

Shëndetësi

Reshitaj i drejtohet me letër Osmanit, kërkon të testohen për koronavirus të gjithë deputetët

news image

Deputetja nga radhët e AAK-së dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Albena Rashitaj ka bërë të ditur se po i kalon ditët e fundit të izolimit pasi ka rezultuar pozitive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Reshitaj është shprehur se nga izolimi po përcjell situatën epidemiologjike në vend, ndërsa ka shtuar se me shqetësim ka ndjekur mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sporte. Ajo thotë se anëtarët e këtij komisioni haptazi kanë ngritur dyshimet se disa deputetë të këtij komisoni mund të jenë infektuar me COVID-19 dhe nuk i kanë respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

Në lidhje me këtë dhe gjendjen epidemiologjike në Kuvendin e Kosovës, Reshitaj bën të ditue se sot i ka shkruar letër kryeparlamentares Vjosa Osmani, përmes së cilës ka kërkuar që të testohet për koronavirus të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albenareshitajofficial/posts/902814936895151