Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka folur pas konfirmimit të dënimit me burgim të përjetshëm për liderin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mladiq.
Ai ka thënë se Republika Srpska kurrë nuk do të mund të ndahet, pasi është ngritur mbi gjenocidim ndaj myslimanëve.
“Vendimi i sotëm kundër Ratko Mlladiqit, që përcaktoi ekzistencën e disa ndërmarrjeve të përbashkëta kriminale, përkatësisht udhëheqjes politike, tash edhe të udhëheqjes ushtarake të Republika Srpska, tregon qartë se kishte një qëllim për të kryer një seri krimesh të tmerrshme në Bosnjë, bazuar në dallimet etnike”, ka thënë Komshiq.
Milorad Dodik, është insistuesi më i madh për shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnja.
Pas këtij, dënimi të Mladiqit, Komshiq ka thënë se kjo bëhet e pamundur, pasi bëhet fjalë sipas tij, për një republikë të ngritur mbi gjenocid.
“Republika Srpska kurrë nuk do të bëhet e pavarur, askush nuk do të njoh një vend të ngritur mbi gjenocid”, ka thënë Komshiq, përcjell gazeta “Oslobodjenje”.