image Kuvendi i Shqipërisë voton kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Bosnje - Sinjali

Kuvendi i Shqipërisë voton kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Bosnje

news image

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet. Ai i ka incizuar me telefon deputetët teksa votonin kundër.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke e quajtur një Putin të vogël që është i gatshëm për gjenocide.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se kur Sali Berisha ishte president, ka lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë jugosllave gjatë masakrës në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës./Euronews Albania

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin