Gazetari amerikan Brent Renaud i cili ishte duke punuar për New York Times është vrarë nga forcat ruse në Irpin.
Renaud u qëllua në qafë dhe vdiq deri sa ishte duke raportuar nga Irpini të dielën.
Jane Ferguson, një reportere e PBS Newshour, e cila ishte afër kur Renaud u vra, shkroi në Twitter: “Sapo u largova nga vendi buzë rrugës pranë Irpin, ku trupi i gazetarit amerikan Brent Renaud shtrihej nën një batanije. Mjekët ukrainas nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar atë në atë fazë. Oficeri i policisë ukrainase i indinjuar: “Thuaji Amerikës, tregoji botës se çfarë i bënë një gazetari”.