image Atdheu replikon Sindin, xhelozon Elvisi

Bota e Yjeve

Atdheu replikon Sindin, xhelozon Elvisi

news image

Gjatë ditës së djeshme konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi, ka festuar ditëlindjen e saj, ndërsa ajo mori urimet e shumta, raporton Gazeta Sinjali.

Konkurentët e pëputhen i kanë bërë urime asaj në rrjetet sociali, por urimi që u bie në sy ndjekësve ishte ai i Atdheut, urim që Sindi nuk e ka ndarë për ta parë edhe të tjerët në profilin e saj.

Më pas, ajo ka postuar një shkrim në rrjetin social, në të cilën ka kërkuar nga Atdheu të ndihmoje në shpjegimin e kësaj situate, pasi ka shumë ndjekës që po e gjykojnë atë se nuk e e ka ripostuar urimin.

Për të gjithë ju se po më ‘gjykoni’ pse nuk kam ripostuar urimin e Atdheut, Atdhe mund të më ndihmosh dhe ta shpjegosh?, ka shkruar ajo në story.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Atdheut, i cili ka ripostuar atë shkrim dhe ka thënë se ka xhelozuar Elvisi.

Gjithashtu ndjekësit ditë më parë kanë publikuar disa foto nga takimi i ardhshëm i Sindit me Muratin, dhe kanë thënë se  gjatë një pjese të takimit Murati largohet, gjë që pritet të publikohet javën e ardhshme./Gazeta Sinjali/