Reperja e famshme kosovare, Tayna, është një nga këngëtaret me të paguara në Kosovë dhe Shqipëri.
Fillimin e karrierës Tayna e ka pasur me këngën “Columbiana”, e cila ka ngjallur debate të ndryshme dhe ka fituar klikime të shumta. Ndër të tjera, edhe paraqitja e saj në rrjete sociale, e koncerte ka arritur të mbaj afër e të mbledh një numër të madh të fansave, transmeton Gazeta Sinjali.
Për sukseset e arritura, Tayna përmes një InstaStory ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen, duke iu premtuar kështu se do të vazhdojë t’i argëtoj me hite të reja.
“U bënë 2 vite karrierë! Prej atëherë jam rrit çdo këngë e më shumë e po më duket që jam që 20 vite këtu! E për këtë ju jam falenderuese juve krejtve që vazhdoni m’i dëgju këngët e mia, e unë kam me vazhdu me ju argëtu!”, ka shkruar reperja. /Gazeta Sinjali/.