Reperi Lil Reese është plagosur rëndë.
26 vjeçari u qëllua në qafë të hënën pasdite, 40 minuta jashtë Chicagos, raporton TMZ.
Policët janë duke hetuar rastin ndërsa Reese është i shtruar në spital në gjendje kritike.
Sipas raportimeve, policët në vendin e ngjarjes gjetën një makinë me gjak të freskët në karrigen e shoferit dhe në tokën ngjitur me derën e shoferit.
Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur saktësisht./Gazeta Sinjali/