Rep-artisti kosovar, Genc Prelvukaj ka njoftuar se ka dalur pozitiv në testin për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Facebook.
“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat te keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me çrast kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë”, ka shkruar Prelvukaj./Gazeta Sinjali/