image Reperi i njohur bën tatuazh në fytyrë autografin e Kobe Bryant

Bota e Yjeve

Showbiz/ Reperi i njohur bën tatuazh në fytyrë autografin e Kobe Bryant

news image

Rep-artisti i njohur amerikan, The Game ka bërë një tatuazh në ballë në shenjë nderimi për basketbollistin e ndjerë, Kobe Bryant.

Rep-artisti ka zgjedhur që ta mbajë përgjithmonë në fytyrën e tij autografin e Bryant si dhe numrin tetë, që ndryshe simbolizon edhe “Kobe përgjithmonë”, transmeton Gazeta Sinjali.

Krahas tatuazhit, The Game ka paralajmëruar që do ta publikojë edhe një këngë për legjendën e NBA.

Teksa kujtojmë se përveç The Game, tatuazhe në shenjë të nderimit për Kobe Bryant kanë bërë edhe LeBron James dhe Anthony Davis./Gazeta Sinjali/

Autografi i Kobe Bryant në fytyrën e rep-artistit The Game
Image result for the game kobe bryant
The Game dhe Kobe Bryant