Reperi i njohur Brado, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Por kënga e tij e fundit, “Steige ein”, po del të jetë plagjiaturë e një prodhimi muzikor shqiptar.
Bëhet fjalë për këngën “Krejt shokt e mi”, e cila interpretohet nga reperët Lumi B dhe Ledri Vula.
Kënga “Steige ein” është pjesë e albumit më të fundit nga reperi gjerman, me titull “DB1”.
Brado përndryshe është një rep-artist gjerman, i cili është pjesë e label-it ku bëjnë pjesë edhe emra tjerë të njohur si: Loredana, Mero, etj.
Kjo nuk është hera e parë që reperët shqiptarë bien pre e vjedhjeve nga artistët gjermanë. /Gazeta Sinjali/