Reperi FBG Duck, është qëlluar për vdekje në një sulm të papritur në mes të ditës në Chikago.
Ndërsa, policia thotë se dy vetura u larguan dhe katër persona dolën jashtë ku edhe hapën zjarr.
Personat kanë goditur tri viktimat, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
FBG Duck, 26-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Carlton D. Weekly, u transportua në një spital të zonës, ku edhe është bërë e ditur se ai kishte vdekur. /Gazeta Sinjali/