Rep-artistja e njohur amerikane me famë botërore Nicki Minaj dhe partneri i saj Keneth Petty, u kurorëzuan më 21 tetor.
Çifti organizoi një ceremoni private ku prezentë ishin vetëm njerëzit e tyre më të afërt. Prej disa kohësh, ata kishin nisur t’i referoheshin njëri-tjetrit si burrë e grua, por vetëm ditë më parë arritën në zyrtarizimin e marrëdhënies së tyre.
Duket se tani që janë zyrtarisht të martuar, mamaja e rep-artistes dëshiron të bëhet gjyshe sa më parë.
“Mamaja e Nicki-t do që ajo të nxitojë dhe të bëjë fëmijë, e tani që është e martuar presioni ka qenë edhe më i madh. Nicki ende nuk ndihet gati për t’u bërë nënë. Ajo do fillimisht të shijojë edhe pak jetën martesore përpara se të bëhen prindër. Nëse diçka e tillë ndodh, sigurisht që ajo do jetë shumë e lumtur, por do preferonte të priste edhe pak”, ka treguar një burim ekskluzivisht për ‘HollywoodLife”./Gazeta Sinjali/