PSG është mysafir i Rennes në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra nga kryeqyteti francez nuk arriti më shumë se një barazim në udhëtim te Rennes 1-1.
Edhe pse ekipi i Pochettinos filloi mirë me golin e Neymar nga pika e bardhë (45+5’), derisa vendasit barazuan Sehrou Guirassy (71’)
“Parisienët” me këtë barazim bëjnë hap mbrapa në luftën për titull, pasi që lideri i Ligue 1, Lille ka tre pikë më shumë në krye, derisa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim.
Ky barazim Rennes i jep shpresë për një pozitë që dërgon në garat evropiane, pasi që gjenden në vendin e shtatë me 55 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/