image Rëndohet gjendja me COVID-19 në Kosovë, vetëm këtë javë u konfirmuan mbi dy mijë raste të reja

Shëndetësi

Rëndohet gjendja me COVID-19 në Kosovë, vetëm këtë javë u konfirmuan mbi dy mijë raste të reja

news image

Sikur në shumë vende të botës, edhe në Kosovë ditëve të fundit janë shënuar shifra alarmante të rasteve me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas shifrave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjatë kësaj jave në vendin tonë janë shënuar 2 mijë e 236 raste me COVID-19, janë shëruar 523 pacientë dhe 25 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

Duke marrë parasysh rritjen e infektimeve, Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, kështu duke shtuar kontrollin në kufij dhe aeroporte, duke kufizuar orarin e punës gastronomisë dhe disa vendime tjera që kanë për synim frenimin e përhapjes së koronavirusit. /Gazeta Sinjali/