image Renditja tabelore në elitën e futbollit kosovar, ndryshohet kryesuesi

Futboll

Renditja tabelore në elitën e futbollit kosovar, ndryshohet kryesuesi

news image

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku u arritën edhe disa rezultate befasuese.

Sot, Ulpiana e mposhti Ballkanin duke e përmbysur rezultatin nga 0:1 në 2:1, ndërkohë Prishtina fitoi minimalisht ndaj Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tani, kemi një lider të ri në Superligë. Pas xhiros së 12-të, tabelës i prin Drita me 22 pikë, e ndjekur nga Ballkani e Gjilani me 21 dhe Drenica me 20.

Në vendin e pestë gjendet Prishtina me 16 pikë, kurse Llapi është i gjashti me një pikë më pak.

Me fitoren e sotme, ekipi lipjanas, Ulpiana ngjitet në vendin e shtatë me 13 pikë, kurse në tri pozitat e fundit gjenden Malisheva me 12, Dukagjini 11 dhe krejt në fund Feronikeli me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

/Gazeta Sinjali Sporti/