image Renditja tabelare pas fitores së Ferizajit ndaj Llapit

Futboll

Sport/ Renditja tabelare pas fitores së Ferizajit ndaj Llapit

news image

Skuadra e Llapit ka pësuar humbje të lartë si vendas ndaj Ferizajt. Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Ferizaj fitoi me rezultat, 4-2.

Shala, Asani, Mustafa dhe Livoreka ishin shënuesit e “Ujqve”, kurse për vendasit shënoi nga penalltia Zhdrella dhe Maliqi falë një gabimi të portierit mysafirë.

Me këtë humbje, skuadra e Tahir Batatinës zbret nga pozita e parë, por me pikë të njëjta me dy liderët, të cilët kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse, Ferizaj me këtë fitore tejet të rëndësishme del nga zona e kuqe e rënies nga Superliga.