image Rektori i Universitetit të Ferizajt merr pjesë në fushatën e PDK-së

Kosovë

Politizim/ Rektori i Universitetit të Ferizajt merr pjesë në fushatën e PDK-së

news image

Partia Demokratike e Kosovës është subjekti politik që prin me politizimin e ndërmarrjeve të pavarura dhe të institucioneve publike në Kosovë.

Drejtuesit e kësaj partie, të cilët në këtë fushatë e kanë gojën plotë luftë kundër korrupsionit, në praktikë i kanë gllabëruar politikisht shumë prej institucioneve të Republikës së Kosovës.

Për më keq, ky politizim ka arritur në majat e institucioneve të  larta të arsimit publik, aty ku politika nuk do të duhej t`i fuste fare duart që t`i   keqpërdorte politikisht asetet e qyetetarëve, për t`i rehatuar simpatizantët dhe militantët partiakë, raporton Gazeta Sinjali.

Fushata zyrtare e PDK-së e nisur sot në Mitrovicë, ka shpërfaqur këtë dëshmi politizimi.

Në këtë tubim, krahas simpatizantëve të këtij subjekti ka marr pjesë rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari, raporton Gazeta Sinjali.

Bajraktari është parë i është ulur në rreshtat e parë të rezervuar për zyrtarët e lartë të kësaj partie.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, rektori Agron Bajraktari kishte deklaruar për medie se nuk është pjesë e ndonjë partie politike kur ishte pyetur për një fotografi që kishte dalë së bashku me zyrtarin e PDK-së, Sejdi Hoxha në një aktivitet fushate.  

“I nderuar, unë nuk kam qene kurrë dhe nuk jam anëtar i asnjë partie politike!”, ka thënë shkurt ai, duke mos u përgjigjur se cila ishte arsyeja që ai u bë pjesë e atij tubimi të zyrtarit të PDK-së.

Fotoja e sotme, ku rektori i Univeristetit të Ferizajit shfaqet hapur në tubimin e PDK-së në Mitrovicë dëshmon hipokrizinë  dhe papërgjegjshmërinë e deklarimeve të këtij zyrtari para publikut. /Gazeta Sinjali/