image Rekrutët e rinj të FSK-së fillojnë stërvitjen nëntë javore

Siguri

Rekrutët e rinj të FSK-së fillojnë stërvitjen nëntë javore

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook se rekrutët e rinj kanë nisur sot stërvitjen ushtarake në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Siç bën me dije FSK-ja, kjo stërvitje do të zgjasë nëntë javë dhe do të jetë rezident.

Rekrutët e rinj do të sfidohen me rregullat dhe jetën ushtarake që është kusht për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/