Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim është realizuar Trajnimi Bazik për Kërkim-Shpëtim Urban – niveli bazik, me pjesëmarrjen e personelit nga njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarëve nga Ushtria e Republikës Federale të Gjermanisë.
Sipas FSK-së, ky trajnim ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Republikës Federale të Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit, duke synuar forcimin e aftësive operacionale dhe ndërveprueshmërisë ndërinstitucionale.
Pjesëmarrja e pjesëtarëve të ushtrisë gjermane ka kontribuar në shkëmbimin e përvojave, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të standardeve të përbashkëta të trajnimit.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit kanë zhvilluar aftësi bazike në kërkim-shpëtim urban, përfshirë teknikat e kërkimit, procedurat e shpëtimit, punën ekipore, masat e sigurisë dhe koordinimin gjatë reagimit në skenarë të fatkeqësive urbane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!