image Rekord udhëtarësh dhe fluturimesh në aeroportin e Prishtinës

Kosovë

Rekord udhëtarësh dhe fluturimesh në aeroportin e Prishtinës

news image

ANP “Adem Jashari”, ka njoftuar se është regjistruar një tjetër rekord në numër udhëtarësh dhe fluturimesh në këtë aeroport.

Muaji maj ka shënuar rritje të trafikut ajror në ANP “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.

Një numër prej 257,770 udhëtarësh kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë këtij muaji.

Në krahasim me muajin maj të vitit 2021, kjo shifër tregon një rritje prej 90.08%.

Përgjatë muajit maj, janë realizuar 1,862 fluturime.

Mund të jetë një imazh i qiell dhe teksti që thotë "ADEMJ LM Limak 300000 PAX DIFFERENCE 257,770-90.82% 90.82% 257,770 200000 150000 PAX 135,088 100000 50000 FLIGHTS 2021 2022 1,150 1,862 DIFFERENCE 61.91% May 2021 May 2022"

/GazetaSinjali/