Barcelona u mposht nga skuadra e Rayo Vallecanos të dielën mbrëma, transmeton Sinjali Sport.
Blaugranasit pësuan disfatë me rezultat 1-0 në Camp Nou me një gol të Alvaro Garcias në minutën e 7-të.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi në Camp Nou në La Liga, dhe e treta radhazi në të gjitha garat, shkruan Sinjali Sport.
Si rezultat i kësaj, Barca ka realizuar një tjetër rekord negativ.
Me tri humbjet e pësuara në Camp Nou në tri ndeshjet e fundit të Barcës, kjo është vetëm hera e dytë që i ndodhë katalanasve në histori të klubit, dhe për herë të parë që nga sezoni mes 1997/08 dhe 1998/99 kur trajner i Barcës atë botë ishte Louis van Gaal.
Nëse e llogarisim vetëm përgjatë një sezoni të njëjtë, kjo i ndodh Barcelonës për herë të parë në historinë 122 vjeçare të klubit, transmeton Sinjali Sport.
Gjithashtu, pas fitores së tyre në ndeshjen e parë ndaj Barcës 1-0 në Vallecas në tetor 2021, Rayo Vallecano bëhet skuadra e katërt e promovuar që fiton të dyja ndeshjet e tyre kundër Barcelonës në një kampanjë të La Ligas, dhe e para që nga UD Salamanca në 1997/98.