image Rekord i rasteve ditore, infektohen edhe 195 persona me koronavirus

Shëndetësi

Rekord i rasteve ditore, infektohen edhe 195 persona me koronavirus

news image

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 195 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një postimi në Facebook.

“ Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/