Kriptovaluta më e famshme në botë, Bitcoin, ka prekur sërish vlerën rekorde të shtunën në tregun aziatik, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Vlera e saj ka shkuar në 56 mijë e 620 dollarë, duke bërë kështu rritje për 18 për qind brenda një jave kurse 92 për qind rritje vetëm gjatë vitit 2021.
Kjo kriptovalutë u bë më e vlefshme në treg pasi që dolën dëshmitë që ajo filloi të pranohet nga investitorët dhe kompanitë e mëdha si Tesla, Mastercard dhe BNY Mellon.
Po ashtu, vlerë rekorde ka arritur edhe kriptovaluta tjetër, Ether, duke shkuar në 2 mijë e 40 dollarë dhe shënuar rritje javore për rreth 12 për qind.
Nga fillimi i vitit 2020, vlera e kriptovalutës Bitcoin u rrit për 593 për qind. Në atë kohë, vlera e Bitcoin ishte vetëm 7.208 dollarë.
Platforma për pagesa në internet, PayPal, njoftoi në tetorin e vitit të kaluar se do t’i lejojë klientët që të përdorin kriptovaluta që të bëjnë blerje nga 26 milionë shitësit që ekzistojnë në rrjetin e saj./Gazeta Sinjali/