image Gjykata lë në burg biznesmenin turk të akuzuar për mashtrim miliona euro me kriptovaluta
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Gjykata lë në burg biznesmenin turk të akuzuar për mashtrim miliona euro me kriptovaluta

news image

Gjykata e Apelit ka lënë në burg biznesmenin turk Faruk Fatih Ozer.

Ozer, i cili u arrestua pak ditë më parë në vendin tonë e pasi ishte në kërkim për mashtrim kompjuterik, ka kërkuar që të zbutet masa e dënimit të tij, nga dënim me burg në detyrim paraqitjeje.

Ozer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Turqia dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri.

Prokuroria turke më 22 prill 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë i dyshuari Faruk Fatih Ozer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill 2021.

Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar përfshirë edhe Ozer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Gjithashtu ndaj Ozer më 23 prill 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.

/GazetaSinjali/