image Turkut në Prishtinë ia ‘fshijnë’ 5 mijë euro, mashtrohet në kriptovaluta

Siguri

Turkut në Prishtinë ia ‘fshijnë’ 5 mijë euro, mashtrohet në kriptovaluta

news image

Investimi në njësi monetare dixhitale është bërë trend te qytetarët të cilët japin shuma të majme parash për kriptovaluta që supozohet të funksionojnë si sisteme pagesash te pavarura. Por tregu është i mbushur me persona të cilët zhvatin kriptomonedha përmes profileve e aplikacioneve të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e ka pësuar edhe një shtetas turk i cili ndodhet me banim të përkohshëm në Lagjen Marigona, i cili ka denoncuar një rast të mashtrimit në Policinë e Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se 52-vjeçari ka deklaruar se ka investuar 5 mijë euro në kriptovaluta, por më vonë e ka vërejtur se llogaritë që i kishte aktive, janë pasivizuar.

Me të kuptuar se është mashtruar, ai ka kërkuar që të nisin hetimet lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Mashtrim’ dhe veprimet tjera do merren varësisht të gjeturave nga hetimet.

Ndryshe, kriptovalutat prodhohen nga llogaritjet kompjuterike jashtëzakonisht komplekse dhe nuk kontrollohen nga bankat qendrore, ndryshe nga monedhat tradicionale si dollari dhe euro.

Kjo është arsyeja pse rregullatorët në mbarë botën po shtojnë paralajmërimet e tyre për mashtrim, ndërsa auditorët financiar po punojnë për rregullore që janë të përshtatshme për industrinë.

/GazetaSinjali/