image Reklamohet "zbritje" por çmimi mbetet i njëjtë në një market në Prishtinë

Sinjalizime

Reklamohet “zbritje” por çmimi mbetet i njëjtë në një market në Prishtinë

news image

Joshjet e ndryshme në marketet kosovare po vazhdojnë, e një nga to është edhe zbritja që bëhet me çmime mirëpo një veprim të çuditshëm e ka bërë marketi “Meridian” në lagjen Arbëria, në Prishtinë.

Sinjalizues kanë dërguar pamje të një produkti, i cili çmimin e kishte të njëjtë edhe pas zbritjes, pra nuk kishte ndonjë dallim në çmim edhe pse i ishte vendosur një letër në të cilën paralajmërohej zbritja.

Një gjë e tillë nuk është e rrallë në marketet tona, pasi që qytetarët kanë hasur shpesh në probleme të tilla. /GazetaSinjali/